PiperoCare

Trajtim me Fillers

Trajtimet me Fillers janë të dizajnuara për të rikthyer volumin dhe për të zbutur rrudhat. Duke i dhënë lëkurës një pamje rinore dhe të freskët. Duke përdorur produkte të cilësisë së lartë, fillerat ndihmojnë në konturimin e faqeve, mbushjen e buzëve dhe zbutjen e vijave të fytyrës në mënyrë natyrale. Rezultatet janë të menjëhershme dhe të qëndrueshme. Duke ju dhuruar një pamje të rinovuar pa ndërhyrje kirurgjikale.

Sugjerimet përpara Trajtimit me Filler

 

  1. Konsultimi me specialistin: Diskutoni pritshmëritë dhe nevojat tuaja me dermatologen. Për të siguruar që procedura të përshtatet me dëshirat tuaja dhe të arrijë rezultate natyrale.
  2. Shmangia e medikamenteve që hollojnë gjakun:Disa ditë para trajtimit, është mirë të shmangni aspirinat, ibuprofenin dhe suplementet e gjak-hollimit, për të minimizuar rrezikun e nxirjes apo ënjtjes.
  3. Hidratimi i lëkurës: Një lëkurë e hidratuar përthith më mirë produktet e fillerit, duke ndihmuar në ruajtjen e rezultateve.
  4. Shmangia e alkoolit dhe kafeinës: Disa ditë para trajtimit, kufizoni konsumin e alkoolit dhe kafeinës. Për të shmangur dehidratimin e lëkurës dhe ndjeshmërinë në zonën e trajtuar.
  5. Kujdesi ndaj lëkurës: Mos bëni trajtime të forta si piling kimik ose lazer pak para fillerave. Për të shmangur ndjeshmërinë dhe reagimet e mundshme të lëkurës.

Duke ndjekur këto këshilla, ndihmoni lëkurën tuaj të përfitojë sa më mirë nga trajtimi me filler. Dhe do të keni rezultate të qëndrueshme dhe natyrale.

Kujdesu për Veten!

© PiperoCare 2017, All Rights Reserved.