PiperoCare ©Since 2017
PiperoCare nisi rrugëtimin e tij në vitin 2017 me një vizion të qartë: të sjellë në tregun shqiptar shërbimet më të avancuara dhe cilësore në fushën e estetikës dhe kujdesit ndaj lëkurës. Themeluar me pasionin për bukurinë dhe përkushtimin ndaj klientëve, PiperoCare u bë një nga klinikat e para që solli teknologjinë më të re në Shqipëri, duke përfshirë lazerin e epilimit nga Leaseir, një risi që tërhoqi menjëherë një numër të madh klientësh.
Klinika e parë u hap në Lunder, pranë qendrës tregtare TEG, ku stafi i përkushtuar dhe i trajnuar profesionalisht siguroi që çdo trajtim të ishte i personalizuar dhe i sigurt për klientët. Me rritjen e kërkesës dhe suksesin e klinikës, në vitin 2021, PiperoCare zgjeroi shërbimet duke hapur një pikë të dytë në zonën e Astirit në Tiranë, duke vazhduar të ofrojë inovacion dhe përkujdesje të jashtëzakonshme për klientët.